Sportisja 13 vjeçare me origjine nga Baqli i Lezhes Mikela Skandaj diten e sotme ka arritur nje rezultat te shkelqyer duke u shpallur nenkampione e Europes ne sportin e karatese.

“Shkodra Sport” meson se Kampionati Europian ka nisur me date 3 ne Firenze te Italise dhe diten e sotme jane zhvilluar garat e grupmoshes U13 te peshes 55 kg ku ka konkurruar edhe Skandaj e cila ne fakt si kampione e Italise ne kete sport, ka perfaqesur vendin fqinj ne kete eveniment te rendesishem.

Dhe ndonese shorti e ka vendosur ne nje grup ferri, ajo ka treguar vlera te larta sportive dhe ka arritur te fitoje disa ndeshje duke shkuar deri ne finalen e kesaj peshe ku eshte mundur nga Morrison dhe per kete arsye, eshte renditur ne vendin e dyte duke merituar medaljen e argjendte dhe duke u shpallur nenkampione Europe.

Padyshim qe ky eshte nje rezultat i larte dhe qe do ta motivoje Mikelen per garat e ardhshme ku padyshim qe do te tentoje edhe titullin kampione Europe. Duhet thene se ne kete Europian marrin pjese 1852 sportiste nga i gjithe kontinenti dhe Mikela Skandaj pavaresisht se perfaqeson Italine, eshte shqiptarja e vetme prezente ne gara.

Vete ajo pas gares ka dhene edhe nje prononcim te shkurter per gazeten “Shkodra Sport” ku eshte shprehur: “Me vjen keq qe ne kete kampionat une nuk perfaqesoj Shqiperine, por duhet ta dini qe zemra ime rreh kuq e zi”.
Gjergj KOLA