Sfide e vertete ne fushen e lojes, por jashte saj Vllaznia- Tirana duket se do te jete nje ballafaqim me shume vlere. Mbremjen e djeshme presidenti i Vllaznise deklaroi qe te gjitha te ardhurat e shitjes se biletave do te shkonin ne ndihme te te demtuarve nga termeti ne Turqi e Siri, ndersa sonte vjen nje tjeter lajm i shkelqyer.
Futbollistet e Vllaznise dhe te Tiranes jane bere bashke per gjysherit dhe gjyshet e nje shtepie te moshuarish te fondacionit Firdeus ne Shkoder. Nje grup lojtaresh, nga dy ekipet, jo vetem qe kane kaluar disa ore ndryshe me gjysherit duke biseduar por u kane sherbyer edhe darken.
Nje gjest shume i rralle qe kalon kufinjte sportiv dhe merr vlera njerezore, duke dhene edhe nje shembull te mire qe te duam me shume moshen e trete.
Padyshim qe ky gjest tregon shume. Futbollistet jane shembull jo vetem ne fushen e lojes por edhe jashte saj dhe gjesti i bere mhremjen e sotme flet vete.
Por nderkohe neser ne oren 16.00 ne fushen e stadiumit “Loro Boriçi”, ata do te jene kundershtare dinjitoze te njeri- tjetrit sepse ky eshte misioni i tyre pergjate 90 minutave te ndeshjes./SHKODRA-SPORT.COM/