Mario Mitaj gjen edhe golin e pare ne Arabine Saudite me ekipin Al Ittihad. Ai ka shenuar mbremjen e sotme duke kontribuar ne fitoren 3-1 te skuadres se tij ne shtepi ndaj Al-Qadisiyah.
Nje fitore qe u hap me golin e Benzema ne minuten e 7-te, me pas barazuan miqte ne minuten e 20-te me ane te Aubameyang, nderkohe qe Al Ittihad u rikthye ne avantazh ne minuten e 67-te me golin e Diaby. Por ai qe do te vuloste fitoren, do te ishte futbollisti i kombetares shqiptare Mitaj.
Ne minuten e 81-te ndermerr nje inkursion vetjak nga mesfusha, i afrohet zones dhe aty ka dribluar dy mbrojtes, me pas i ka nderhyre nje i trete qe e ka penguar dhe ia ka marre topin, por Mitaj pas rrezimit ngrihet serish ne kembe dhe arrin t’ia rrembeje topin kundershtarit, duke goditur me pas sakte me kemben e djathte dhe duke e derguar topin ne rrjete.
Mitaj nuk e ka nisur ndeshjen si titullar por eshte aktivizuar nga ana e trajnerit Blanc ne minuten e 35-te duke treguar menjehere se eshte nje lojtar i rendesishem per kete skuader dhe jo me kot eshte vleresuar me noten 7.7 per paraqitjen e tij, duke qene i treti futbollist me noten me te larte te ndeshjes pas Mousa Diaby qe eshte vleresuar me noten 8.6 dhe N’Golo Kante qe eshte vleresuar me noten 8.2