Nga Gjergj KOLA

Mbrojtësi me origjinë nga Razma e Malësisë së Madhe Gabriel Ramaj ka lënë kombëtaren e Italisë dhe është bashkuar me Shqipërinë. Ky padyshim që është një lajm i mirë për kuqezinjtë sepse kemi të bëjmë me një futbollist me shumë të ardhme.

Per Ramajn kemi shkruar herepashere. Prindërit e tij janë nga Malësia e Madhe, por që janë spostuar herët në Itali, aty ku ka lindur edhe Gabrieli. Ai e filloi futbollin qe ne moshe te vogel dhe 13 vjeç eshte pjese e Akademise se Parmes ku ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit.

Ne moshen 14 vjeçare nderkohe ka kaluar tek Akademia e Atalantes, aty ku eshte edhe sot e kesaj dite, tashme duke luajtur me ekipin U20 te saj dhe njekohesisht konsiderohet nje lojtar me shume te ardhme nga drejtuesit e tyre te cilet e kane ne plane edhe per ekipin e pare.

Por nderkohe sa i takon kombetareve, ai ka qene fillimisht pjese e kombetares U16 te Italise, më pas ishte Shqipëria që e mori te U17 dhe Italia e mori sërish në ekip për ta dërguar deri te U-19. Tani është Shqipëria U-21 që e merr sërish Gabriel Ramajn, i cili cilësohet me një talent të jashtëzakonshëm.

Gabrieli vetem nje muaj me pare ka mbushur 19 vjeç dhe tani e tutje do te jete nje element shume i rendesishem ne dispozicion te trajnerit Alban Bushi, por me siguri qe shume shpejt ate do ta shohim edhe tek kombetarja A.(www.shkodrasport.com)