Futbolli i femrave ne vendin tone ka vetem pak vite qe po luhet megjithate ai ka tashme rekordmenet e tij. Dhe ajo qe po spikat eshte padyshim Megi Doçi.
Futbollistja e Vllaznise vazhdon te luaje e te shenoje pambarimisht dhe si rrjedhoje regjistron rekord pas rekordi.
Per dy vite me rradhe ajo u shpall edhe golashenuesja me e mire ne bote, por nderkohe javen e kaluar ajo ka rregjistruar nje tjeter rekord qe me siguri do te qendroje gjate ne analet e futbollit shqiptar.
Doçi ka plotesuar numrin 500 te golave te shenuar ne kampionat dhe padyshim qe ky eshte nje rekord qe veshtire se do te thyhet me ne historine e futbollit shqiptar te femrave.
Pikerisht per kete arsye, para ndeshjes se sotme me Partizanin eshte zhvilluar nje ceremoni e thjeshte por shume kuptimplote ku asaj i eshte dorezuar fanella e Vllaznise me numrin 500 si dhe nje top futbolli te firmosur nga te gjithe pjestaret e ekipit./SHKODRA-SPORT.COM/