Dita e sotme është e veçantë për shqiptarët brenda dhe jashtë vendit. Është pikërisht dita e flamurit dhe urimet për këtë festë kanë qënë të shumta dhe të veçanta. Ajo çka ra në sy nga këto urime ishte dhe lojtari i Arsenalit, Mohamed Eleny, teksa ka uruar për këtë festë në gjuhën shqipe.
Kujtojmë që skuadra angleze e Arsenalit ka në përbërje të saj dy lojtarë me origjinë shqiptare, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi.
Pikërisht ky i fundit në rrjetin e tij social “Instagram”, ka publikuar videon e shokut të tij të skuadrës, Elneny, ku futbollisti ka uruar të gjithë shqiptarët në gjuhën shqipe. “Urime, urime krejt, urime”, ishin këto fjalët e thëna nga ana e futbollistit të ekipit anglez.
Megjithatë mesfushori egjiptian ka qenë i shoqëruar nga shqiptarët në karrierën e tij, teksa edhe në kohën kur luante te Bazeli, kishte në skuadër shumë lojtarë të tillë. /Shqiperia.ch/