Vllaznia e femrave ka mesuar mesditen e sotme emrat e ekipeve kundershtare ne turin e pare te “UEFA Womens’ Champions League” dhe lajmi me interesant qe pason shortin, eshte se ndeshjet e ketij turi do te luhen ne Shkoder.
Siç kemi bere te ditur, vllaznia do te jete pjese e grupit 7 sebashku me kampionen e Islandes Valur, Ankara Forget e Turqise dhe Hajvalia e Kosoves. Vllaznia fillimisht do te luaje ne gjysmefinale me 6 shtator ndaj ekipit dhe ne rast fitoreje ndaj tij, me daten 9 shtator do te ndeshet ne finalen e grupit 7 ndaj fitueses se çiftit Valur- Ankara Fomget.
Nderkohe pas hedhjes se shortit, eshte zhvilluar si zakonisht edhe mbledhja ne mes perfaqesuesve te kater ekipeve te grupit, per te caktuar vendin e zhvillimit te ketyre ndeshjeve.
Fillimisht eshte propozuar Turqia dhe Vllaznia ka qene dakord me nje ide te tille, por ekipet e tjera nuk kane qene dakord teksa kane patur mendime dhe ide te ndryshme dhe si rrjedhoje, edhe me nderhyrjen e perfaqesuesve te UEFA-s, gjithçka eshte vendosur te zgjidhet me short.
Dhe shorti ka zgjedhur Shkodrwn dhe Shqipwrinw si vendin mikwpritws tw ndeshjeve tw grupit A tw Ligws sw Kampioneve tw Europws. Kjo do tw thotw se tw katwr ekipet e kwtij grupi, pwrfshi kwtu edhe Vllazninw, do t’i luajnw ndeshjet mw 6 dhe 9 shtator nw stadiumin “Loro Boriçi” pwr tw pwrcaktuar skuadrwn qw do tw kualifikohet nw turin e dytw tw kwtij kompeticioni tw rwndwsishwm europian.
Njw shans me shume ky per Vllaznina per te synuar serish kualifikimin ne turin e dyte dhe me ndihmen edhe te tifozeve shkodrane, mund t’ia dale.
Gjergj KOLA