Nga Gjergj KOLA

Sukseset e njepasnjeshme ne boksin profesionist dhe mbi te gjitha fitorja ne ndeshjen e muajit te kaluar ne ringun e Londres ndaj kampionit te Argjentines, kane bere qe per boksierin shkodran Nelson Hysa te hapen dyer te reja. Ftesat per te kane qene te shumta kohet e fundit nga promocione te ndryshme megjithate me e madhja ka mberritur diten e djeshme.

Promotori me i madh ne bote i boksit per peshat e renda, Frank Warren bashke me promocionin qe ai drejton, e kane ftuar kampionin tone te jete pjese e nje aktiviteti madheshtor qe do te organizohet me 8 shkurt ne Manchester te Britanise se Madhe. Ky aktivitet do te organizohet si pjese e aktiviteteve te “Riyadh Season”, qe per momentin eshte kompania qe organizon eventet me te medha dhe spektakolare te boksit ne bote.

Nelson Hysa do te shkoje ne kete event me statusin e te parit kampion Ballkani ne historine e boksit qe mban titullin e kampionit te Europes ne Federatën “WBO” në “heavy wheight”. Njekohesisht edhe si boksieri i renditur ne vendin e 12-te ne ranglisten boterore.

Ftesa per pjesmarrje ne nje event te tille gjigand, konsiderohet “kontrata e jetes” per Nelson Hysen, i cili do te synoje mbrojtjen e titullit te Kampionit te Europes pikerisht me 8 shkurt ne sallen e “CO OP Arena” ne Manchester. Njekohesisht per te synuar fitoren e tij te 20-te ne po kaq ndeshje te zhvilluara ne boksin profesionist.

Ndonese boksi profesionist vetem keto 2-3 vitet e fundit ka startuar ashtu si duhet ne vendin tone, duket se po hedh hapa gjigande dhe kjo mbi te gjitha fale nje njeriu: Nelson Hyses. Ftesa e fundit per te konkurruar ne nje event gjigand si ai ii Manchesterit nga promocionet me te mira te Botes, eshte treguesi me i mire per kete.