Fitorja e pak diteve me pare ne Tirane ndaj gjermanit Thorsten Fucks, ka qene shume e rendesishme per boksierin shkodran Nelson Hysa. Jo per faktin se ishte fitorja e tij e 18-te ne po kaq ndeshje te zhvilluara (16 prej te cilave i ka me KO), por edhe per nje arsye tjeter shume te rendesishme.
Fitorja e fundit e ka ngjitur 39 vjeçarin ne nje vend shume komod ne ranglisten boterore te Federates WBO, pikerisht ne te 11-tin dhe ky eshte nje sukses i jashtezakonshem jo vetem per kete sportist, por edhe per boksin shqiptar ne teresi.
Ne peshen super te rende, ate +91.17 kg ku superkampion i Botes eshte ukrainasi Oleksandr Usyk, ne vend te pare ne rangliste eshte britaniku Anthony Joshua, ndersa ne vend te dyte renditet britaniku tjeter Tyson Fury.
Ne vend te trete eshte kinezi Zhillei Zhang, per te vazhduar me amerikanin Jared Anderson e keshtu me rradhe, per te mberritur tek vendi i 11-te ne liste qe mbahet nga shqiptari Nelson Hysa. Kjo eshte nje arritje e jashtezakonshme e ketij sportisti qe e nisi karrieren e tij ne boksin profesionist vetem 27 muaj me pare.
Ndersa sot, perpos 18 fitoreve te arritura gezon titullin Kampion Europe per Federaten WBO dhe po ashtu renditet i 11-ti ne Bote, çka tregon se arritjet e tij jane vertete per t’u marre shembull.
Gjergj KOLA