Për herë një gjyqtari shqiptar i basketbollit do të arbitroje në evenimentin më të madh të koshit në glob mes 56 arbitrave nga e gjithë Bota, pikerisht ne Kampionatin Boteror qe do te zhvillohet ne Kine.
Behet fjale per Gentian Cicin. Pas pjesëmarrjeve të zakonshme në Kupat e Evropës (më së shumti vitet e fundit në Champions League për meshkuj, por dhe në Eurokup për femra, apo dhe FIBA Europe), apo në finalet e Kampionatit Evropian të të rriturve dhe të rriturave, si dhe të moshave, turnetë kualifikues të Lojërave Olimpike, tashmë vjen kulmi për aktivitetin e një gjyqtari.
Cici është përzgjedhur mes 56 arbitrave, të cilët do të gjykojnë në finalet e Kampionatit Botëror për të rritur në Kinë, më 31 gusht – 15 shtator. Ndër 56 gjyqtarë nga e gjithë Bota, 20 janë nga Evropa e pikërisht mes tyre dhe Gentian Cici, i cili ka qenë i pranishëm në raundet kualifikuese të kontinentit tonë për Botërorin e Kinës.
Një vlerë e shtuar për 38-vjeçarin, tashmë me përvojë të jashtëzakonshme ndërkombëtare, por mbi të gjitha për basketbollin shqiptar. Me Cicin në parket ndihen mirë dhe të gjitha skuadrat e kampionatit tonë, pa thënë ato ndërkombëtare. E në këtë mënyrë, Botërori i Kinës në basketboll për meshkuj merr një plus më shumë për t’u ndjekur, sepse me Cicin do të jetë dhe një copë Shqipërie atje…