Peshengritesi shkodran Antonino Mullisi eshte shpallur sot nenkampion i Europes. Ai ka bere nje paraqitje shume te mire ne garat e Kampionatit Europian U15 qe po zhvillohen ne Selanik te Greqise, ku ka konkurruar ne peshen -73 kg.

Sportisti i Vllaznise ka arritur te ngreje 111 kg ne stilin e shkeputjes duke u renditur i dyti ne te, nderkohe qe ne stilin e shtytjes ka arritur te ngreje 137 kg ku eshte renditur i treti. Me 248 kg ne dygaresh, Antonino Mullisi eshte renditur i dyti, vetem 2 kg larg nje peshengritesi nga Azerbajxhani dhe ka merituar medaljen e argjendte duke u shpallur kesisoj nenkampion Europe.

Por jo vetem kaq. Me nje paraqitje te tille, ky sportist ka arritur njekohesisht te thyeje edhe 8 rekorde kombetare te kesaj moshe dhe madje ne dygaresh ka arritur nje sukses historik duke ngritur plot 60 kg me shume se rekordi i meparshem.

Trajneri Artur Lagja ne fakt para nje muaji e kishte premtuar ne intervisten e tij per “Shkodra Sport” se Mullisi ishte pretendent per kampion Europe dhe keshtu ka ndodhur, megjithate vendin e pare e ka humbur vetem per 2 kg dhe si rrjedhoje eshte renditur i dyti ne kontinent.

Antonino Mullisi ne kete menyre i dhuron Shqiperise 3 medalje (2 argjendi dhe 1 bronzi) si dhe titullin nenkampion Europe. Nje sportist qe premton shume per te ardhmen dhe me siguri qe ky eshte vetem fillimi i nje karriere shume te suksesshme./www.shkodrasport.com/