Nga Gjergj KOLA

Federata Shqiptare e Futbollit po ben nje pune shume te mire per te ardhmen e kombetares kuqezi. Njerezit e saj ia kane dale se fundi qe te bejne pjese te ekipeve tona kombetare te moshave disa futbolliste shume te talentuar te cilet luajne neper Akademi te njohura te Europes.

Lajmi me i rendesishem i diteve te fundit ka qene ai i rikthimit serish me fanellen kuqezi te portierit te talentuar me origjine nga Shkodra- Raffaele Huli i cili eshte pjese e Akademise se Juventusit.

Në 2022 Huli luajti dy takime për Shqipërinë U15, por në dy vitet e fundit luajti për Italinë U15 dhe U16. Por kohet e fundit, trajneri i ri i kombetares U17 te Shqiperise Andrea Tedesco ia ka dalë të rikthejë në ekip djaloshin që shihet me shumë admirim dhe besim nga bardhezinjtë, si e ardhmja e portës se tyre.

Dhe Huli diten e djeshme ka qene ne porten e kombetares U17 ne ndeshjen kualifikuese ndaj Hollandes duke ofruar garanci me paraqitjen e tij dhe ne kete menyre veshja e tij kuqezi eshte nje tregues qe kombetarja shqiptare po mendon per te ardhmen e tij./www.shkodrasport.com/