Vllaznia e femrave beri sonte maksimumin e saj ne perballjen me Real Madrid dhe mori edhe duatrokitjet e tifozeve shkodrane ne fundin e ndeshjes. Kuptohet qe ajo ka mberritur ne nivelet me te larta te futbollit europian dhe kuptohet qe ajo e ka fituar “betejen” e saj.
Por ndonese eshte ne mes 16 skuadrave me te mira te Europes, Vllaznia tregoi se nuk do te jete aty per te mbushur “nje thes me gola”, gje qe ne futbollin e femrave ne fakt po ndodh shpesh, madje edhe ne kete faze te ketij kompeticioni.
Megjithate gjeja qe ka fituar me shume vemendje ne kete ndeshje ishte prania e nje numri te madh tifozesh. Mbremjen e sotme te pranishem ne shkallet e stadiumit “Loro Boriçi” kane qene nje numer prej gati 5 mije tifozesh!!! Padyshim qe kjo shifer eshte per rekord, sepse kishim te benim me nje ndeshje femrash ku dhe hyrja e tifozeve ishte jo falas por me bileta.
Ne tribunen VIP te stadiumit kane qene rreth 2 mije tifozeve, ndersa ne ate perballe rreth 3 mije. Nuk kane munguar edhe tifozet e grupimit “Vllaznit Ultras” te vendosur ne tribunen e tyre te zakonshme, ate C5 teksa kane qene shume aktiv pergjate gjithe 90 minutave te ndeshjes.
Dhe 5 mije tifoze ne fakt ne stadium veshtire po shohim edhe ne Superligen e meshkujve dhe krahasimi me i mire per kete do te jete besojme pasditen e neserme ku po ne stadiumin “Loro Boriçi” do luhet Vllaznia- Bylis dhe veshtire te kete po aq tifoze ne stadium./SHKODRA-SPORT.COM/