Lajme te mira per futbollistin shkodran Ervin Bashi. Ne dy seancat e fundit stervitore te ekipit te pare te Milanit ai ka qene pjese e stervitjeve duke u vene ne dispozicion te trajnerit Pioli.
Padyshim qe ky eshte nje lajm i mire sepse mbrojtesi shtatelarte ka filluar te tregoje vlerat e tij me te mira me ekipin U18 te Milanit dhe si rrjedhoje, drejtuesit e Akademise per ta promovuar edhe me shume, e kane bashkuar ne stervitje me ekipin e pare.
Por per 17 vjeçarin shkodran te lindur ne Itali, ditet e fundit ka nje tjeter lajm te mire. Kombetarja U18 e Italise ka filluar te shfaqe interes per te dhe i kane kerkuar te vishet “axurr” ne vazhdim. Kujtojme qe edhe Federata Shqiptare e Futbollit pak kohe me pare eshte interesuar per kete futbollist qe duket se do te kete nje te ardhme te sigurte.
Bashi deri para pak muajsh ka qene pjese e “Pro Patrias” dhe paraqitjet e mira me te, kane bere qe drejtuesit e Milanit ta bindin per te qene pjese e tyre dhe keshtu ka ndodhur teksa ai ka firmosur per dy vjet me ta. Karriera e ketij futbollisti po vjen gjithnje ne rritje dhe ndodh keshtu fale punes sistematike qe ai ben çdo dite ne stervitje.
Ervini ka lindur ne Itali me 24 korrik 2005, por familja e tij eshte me origjine nga Shkodra. Ato jane shperngulur me pas ne periferi te Krujes dhe me vone ka marre rrugen drejt Italise, vend ku jeton edhe sot e kesaj dite dhe ku tashme i kane propozuar edhe veshjen e fanelles te kombetares se tyre.
Gjergj KOLA