Chelsea ka kryer seancën e parë stërvitore nën urdhrat e trajnerit të ri, Mauricio Pochettino, i cili duket se e ka nisur menjëherë me ritme të larta.
Një lajm i mirë për të gjithë shqiptarët vjen nga kampi i ekipit anglez, ku mësohet se Armando Broja i është rikthyer stërvitjes me ekipin e Chelsea-s për herë të parë që prej dhjetorit të vitit të kaluar, pas atij dëmtimi të rëndë në gju që e la larg fushave për më shumë se 6 muaj, duke humbur ndeshjet kualifikuese të Euro 2024 me kombëtaren shqiptare.
Kështu, Broja do të jetë në gatishmërinë e trajnerit të ri të Chelsea-s, Mauricio Pochettino, duke nisur që nga ndeshjet e fazës përgatitore të ekipit dhe do të jetë i gatshëm edhe për ndeshjet e shtatorit me kombëtaren tonë.
Kujtojmë që Chelsea do të nisë fazën përgatitore kundër skuadrës së Wrexham, e cila fitoi zemrat e tifozëve anglez pasi u ngjit në mënyrë dramatike në League Two, ndërsa më pas do të udhëtojë për në SHBA.