Vllaznia e futbollit te femrave tashme eshte nje realitet jo vetem ne futbollin shqiptar, por edhe me gjere. Ecuria e saj e mire ne Kupat e Europes ne vitet e fundit ka bere qe emri i saj tashme te permendet me respekt edhe ne klube te njohura te Europes.

Jo me kot, skuadra me e titullar ne futbollin europian te femrave, Olympique Lyonnais, i ka bere ftese Vllaznise per te zhvilluar nje ndeshje miqesore ne mesin e muajit shtator. Nje gje e tille u konfirmua edhe nga vete presidenti Lazer Matija ne konferencen e shtypit te para dy diteve.

Nderkohe sot po publikojme edhe ftesen zyrtare per kete miqesore qe eshte planifikuar te luhet me 14 shtator ne Lyon te Frances. Ne fakt fillimisht drejtuesit e te dy ekipeve kane biseduar dhe rene dakord per ta luajtur kete ndeshje ne Shkoder, por me pas per shkak te disa angazhimeve te ekipit francez ata kane kerkuar ta luajne miqesoren ne fushen e tyre.

Dhe akordi eshte arritur. Vllaznia e femrave menjehere pas kthimit nga Gjeorgjia ku do te luaje ndeshjet e turit te pare te Champions League, do te niset drejt Frances per te luajtur kete “miqesore luksi”.

Themi “luksi” sepse ajo te perballet me 8 here fituesen e Champions League, me shume se asnje skuader tjeter europiane, 17 here kampionen e Frances dhe skuadren qe ka bere ligjin ne futbollin e femrave ne Europe keto dy dekadat e fundit. Padyshim qe per Vllaznine kjo eshte nje arritje sepse i ka kerkuar miqesore kjo skuader, me te cilen ne fakt shumekush e ka enderr qe te ndeshet me te./www.shkodrasport.com/