Dita-ditës po shtohet organika dhe lojtarët shqiptarë që luajnë në ekipe elitare të Europës.

Këtë herë flitet për Andrea Ndojin, që ditën e sotme do ta mbajë mend gjatë në jetën e tij.

Vetëm 19-vjeç dhe është pjesë e Shqipërisë U-21.

Ndërkohë arriti që të debutonte me ekipin e parë të Olimpiakosit.

Aktualisht është duke u luajtur ndeshja e kampionatit me OFI dhe Ndoj gjendet në rolin e qendër mbrojtësit, megjithëse pozicioni i tij natyral është mesfushor-shkatërrues.