Vllaznia e volejbollit te femrave ka marre nje fitore me shume vlere pasditen e sotme ne ndeshjen e rradhes te vlefshme per Kupen e Shqiperise. Ajo ka arritur te triumfoje ndaj Tiranes brenda ne kryeqytet, ne sallen sportive “Fahrie Hoti” duke e mundur me rezultatin 3-2 dhe duke i shkaktuar asaj humbjen e pare.

Ekipi shkodran i drejtuar nga trajnerja Nora Deda e ka nisur ne menyren me te mire te mundshme kete ndeshje dhe si rrjedhoje ka arritur te fitoje setin e pare me rezultatin 25-18. Nje set qe krijoi njefare çudie tek vajzat bardheblu qe nuk e prisnin ndoshta kete gje dhe si rrjedhoje ata reaguan ne te dytin.

Si rrjedhoje, Tirana e fitoi te dytin 25-22 duke barazuar gjithçka, megjithate ekipi kuqeblu nuk hoqi dore nga pretendimet e tij dhe si rrjedhoje fitoi te tretin 25-23 duke kaluar perseri ne avantazh. Vllaznia tentoi ta fitonte edhe te katertin, por nuk ja doli sepse ne fund do te ishte ekipi bardheblu qe do te triumfonte me rezultatin 25-23 dhe ne kete menyre i gjithe takimi shkoi ne set final.

Ne kete te fundit, Vllaznia serish luan me mire, eshte gjithnje ne udheheqje te rezultatit dhe si rrjedhoje arrin ta fitoje setin e peste me rezultatin 15-9 dhe ne kete menyre te gjithe ndeshjen me shifrat 3-2. Nje fitore me shume vlere, qe tregon se kjo skuader ka forca per te bere edhe me mire.

Rikthimi i trajneres Nora Deda serish ne pankinen e saj, ka sjell nje fryme pozitive dhe kjo u shoqerua me dy fitore ne ndeshjet e fundit, fillimisht ndaj Pogradecit dhe sot ndaj Tiranes kryesese te grupit. Pas ndeshjeve te treta ne Kupe, Vllaznia ka arritur te grumbulloje 4 pike dhe ndodhet ne vendin e trete te renditjes, nderkohe qe kryesojne Tirana e Partizani me nga 6 pike./www.shkodrasport.com/