Vllaznia ne boks eshte kampione e Shqiperise per te 26-ten here. Ky eshte verdikti i kampionatit qe ka perfunduar mesditen e sotme ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, duke i kurorezuar shkodranet edhe njehere tjeter si me te miret e vendit.

Ato kane arritur te nxjerrin me shume kampione se çdo ekip tjeter, plot 5, duke lene me pas Tiranen e Studentin me nga 2, e pas tyre Flamurtarin, Teuten, Apolonine dhe Partizanin me nga nje kampion.

Per Vllaznine kampion eshte shpallur Hysen Karmenshtna ne peshen 51 kg i cili triumfoi ndaj Emanuel Koços se Flamurtarit, po ashtu Ani Haxhillari ne peshen 60 kg ndaj Ardit Murjes se Teutes, per te vazhduar me Senad Drinin qe ne finalen e peshes 80 kg triumfoi ndaj Redis Karajt te Tiranes.

Kampione jane shpallur edhe Bekim Vjerdha ne peshen 85 kg si dhe Nelson Hysa ne peshen +92 kg. Ne kete menyre Vllaznia ka marre kupen si ekipi kampion i vitit 2024, nderkohe qe edhe boksieri i saj Ani Haxhillari ka marre kupen si boksieri me i mire i kampionatit.

Kampionet e vitit 2024 sipas peshave:

48 kg Andrea Dalipi (Teuta)

51 kg Hysen Karmenshtna (Vllaznia)

54 kg Brahim Ferko (Apolonia)

57 kg Arjol Zeneli (Flamurtari)

60 kg Ani Haxhillari (Vllaznia)

63.5 kg Kristi Bushi (Tirana)

67 kg Besian Karaj (Studenti)

71 kg Denis Nurja (Tirana)

75 kg Amar Koçi (Studenti)

80 kg Senad Drini (Vllaznia)

86 kg Bekim Vjerdha (Vllaznia)

92 kg Luis Gjolena (Partizani)

+92 kg Nelson Hysa (Vllaznia)

Renditja ekipore:

1. VLLAZNIA

2. Tirana

3. Studenti