Vllaznia e femrave eshte kampione e Shqiperise per here te 11-te rradhazi. Ne ndeshjen finale te luajtur pasditen e sotme ne “Shtepia e Futbollit” ne kryeqytet. Ajo ka fituar me rezultatin e thelle 4-0.

Vllaznia e nisi me vrull kete ndeshje duke e kerkuar menjehere golin, por ne fakt duhej te kalonin 21 minuta qe ai te dilte ne drite. Kapitenia Franja pengohet ne menyre te parregullt brenda zone dhe arbitrja Rrusta akordon 11- metersh.

Ate do ta merrte persiper vete Franja qe e dergon topin ne rrjete. Tre minuta me vone do te vinte edhe goli i dyte, kete here me autore Fortesa Berisha. Por nderkohe ne minuten e 27-te do te vinte edhe goli i trete me autore Rrezona Ramadanin.

Pjesa e pare u mbyll ne shifrat 3-0 per kampionet ne fuqi te vendit. Ne fillimin e pjeses se dyte do te vinte edhe goli i katert. Fo te ishte serish Franja qe do te shenonte, por kete here me koke.

Ndonese ne avantazh te kater golave dhe me disa zevendesime te bera, loja e ekipit shkodran nuk ra per asnje moment, por madje ai kerkoo edhe gola te tjere. Rastet nuk kane munguar, megjithate nuk ka patur gola te tjere dhe gjithçka eshte mbyllur ne shifrat 4-0.

Vllaznia ne kete menyre eshte kampione e Shqiperise per sezonin 2023-2024 dhe titulli i sotem eshte i 11-ti rradhazi per te duke treguar edhe njehere tjeter se futbolli i femrave ka vetem nje MBRETERESHE- Vllaznine!