Situata e krijuar nga pandemia ka sjellë ndryshime të mëdha edhe te futbolli. UEFA ka njoftuar sot klubet pjesmarrëse në Ligën e Kampioneve të femrave se ka shtyrë sërish ndeshjet e këtij kompeticioni të rëndësishëm europian por edhe formatin e zhvillimit të tij.

Nëse çdo vit tjetër 40 skuadrat e para që merrnin pjesë në turin kualifikues, ndaheshin sipas shortit në 10 grupe me nga 4 skuadra dhe prej secilit grup kualifikohej 1 skuadër që bashkohej edhe me 22 të tjerat të klasifikuara më lart në renditje duke formuar 32-shen që do luftonte më pas për fitimin e këtij kompeticioni.

Kampionia e Shqipërisë Vllaznia vjet arriti të zinte vendin e parë në grup duke u kualifikuar për në turin e dytë, pra në mes 32 skuadrave më të mira të Europës.

Sivjet do të jetë ndryshe. Përveçse janë shtyrë ndeshjet, ka ndryshime edhe në strukturë. Tashmë 40 skuadrat pjesmarrëse në turin e parë kualifikues do të ndahen në dy vazo me nga 20 skuadra secila dhe në bazë të shortit, do të përcaktohen 20 çiftet që do të luajnë në turin e parë.

Vllaznia në bazë të koefiçentit të saj renditet e 13-ta, pra në vazon e parë dhe ky padyshim që është një sukses i madh për futbollin shqiptar.

Kundërshtarët e mundshëm të Vllaznisë do të jetë njëri prej ekipeve duke filluar nga kampionia e Kosovës Mitrovica që ndodhet e renditur në vendin e 21-të, për të vazhduar me Slovan Bratislava të Sllovakisë, FK Brezenica Pjljevla e Malit të Zi, Sport Lisboa e Portugalisë, Hapoel Nir Ramat e Izraelit, HJK Helsinki e Finlandës, Klasvikar e Ishujve Faroe, ZNk Split e Kroacisë, Flora Talin e Estonisë, Peamount e Irlandës, ALG Sport Kulubu e Turqisë, Linfield e Irlandës së Veriut, Rigas e Lituanisë, Sëansea e Uellsit, Birkirkara e Maltës, Agarista e Moldavisë, Alashkert e Armenisë, Lanchkhuti e Gjeorgjisë, Racing e Luksemburgut dhe Kamenica e Maqedonisë së Veriut.

Shorti për këtë tur të parë do të hidhet më 22 tetor në Nion të Zvicrës ndërsa ndeshjet e turit të parë kualifikues do të luhen më 3-4 nëntor në fushën e skuadrës më të mirë. Pra Vllaznia në fillim të nëntorit do të luajë sërish për “Uefa ëomen Champions League” sërish në “Loro Boriçi” dhe ky padyshim që është një eveniment që duhet të marrë jehonën e duhur duke shpresuar në fitoren e kampiones së Shqipërisë dhe kalimin në turin e dytë kualifikues.
www.shkodrasport.com