Jam kaq e lumtur dhe e nderuar që marr pjesë në konkursin “Miss Universe Albania” këtë verë!” Volejbollistja e Kombëtares shqiptare, shkodrania Cindy Marina, ka fituar mbështetjen e kolegeve të saj, teksa volejbollistja tjetër e mirënjohur kuqezi, Arjola Prenga, ka bërë thirrje për mbështetje maksimale karshi saj.
“E jona Cindy Marina”, shkruan Arjola Prenga, teksa shton se në “Miss Universe Albania”, të gjithë duhet të mbështesin me votë jo vetëm volejbollisten e talentuar, por “këtë shpirt të bukur”, – siç e cilëson ajo, ndërsa Cindy ka shpërndarë një letër publike, duke zbuluar pasionin e saj për volejbollin, si dhe për arsyen se përse zgjodhi të konkurrojë në një konkurs bukurie:
Nga Cindy Marina
Unë jam Cindy Marina. Emrin që gëzoj sot e kam dhuratë nga dy njerëz shumë të shtrenjtë në jetën time, Nunët e mi. Në kohen kur unë linda, Cindy Crawford ishte në kulmin e karrierës së saj. Ata e pëlqenin atë kaq shumë sa që vendosen të më quanin edhe mua Cindy.
Familja për mua është mbi gjithçka. Unë jam shumë e lidhur me prindërit e mi dhe me ta kam krijuar një lidhje të ngushtë ndër vite në shume aspekte të jetës sime, por mbi të gjitha me lidhjen në sport. Prindërit e mi më kanë mbështetur në çdo hap dhe më kanë dhënë mësime të rëndësishme për jetën. Unë i kam patur gjithmonë prezent në çdo stërvitje, ndeshje dhe turne volejbolli jashtë vendit, ndërkohë që nuk kanë reshtur kurrë se treguari mbështetje për mua.
Unë kam gjithashtu dy vëllezër, Angelon, vëllain e madh dhe Brandonin, më të voglin. Jam me fat që i kam dhe kam një lidhje të përkryer me ta. Gjithmonë e kam admiruar vëllain tim të madh për shume arsye. Duke qenë një nga njerëzit më inteligjentë që njoh, ai ka qenë dhe do jetë dikush të cilin mund ta kem pranë në situata më të vështira, dikush që më frymëzon dhe më ngre lart.
Gjithashtu edhe Brandon është një nga njerëzit e mi më të veçantë. Unë kam dobësi për të. Ai kurrë nuk resht se me treguari të argëtohem dhe ta shijoj jetën në maksimum. Ne jemi shume të afërt dhe une gjithmonë jam munduar të kem një ndikim të mirë tek ai.
Jam e afërt me të gjithë familjen time, por veçanërisht me mamin. Nuk e shoh atë vetëm si mama, por si shoqen time më të mirë. Ajo më udhëheq dhe më këshillon pa limit. Sporti ka qenë gjithmonë pjesa më e madhe e jetës sime. Të dy prindërit e mi kanë qenë sportistë shumë të talentuar dhe na kanë rritur të gjithëve ne fëmijët me dashurinë për sportin.
Kur kam qenë 3-vjeçe, kam praktikuar patinazhin në akull, e më pas kam bërë not, kam luajtur futboll, dance dhe më në fund e kam gjetur veten me volejbollin. E zbulova pasionin për volejbollin kur isha 9-vjeçe dhe e dashurova menjëherë si sport. Në shkollë te mesme kam marrë shumë vlerësime dhe çmime dhe ekipi im ka qene me i miri i gjithë kampionatit tonë.
Jemi shpallur kampion për 3 vjet rresht. Ndërkohë kam luajtur edhe në klubin e prindërve të mi, “Forza 1 Volleyball”, si dhe kam luajtur në nivele më të larta me disa nga lojtarët më të mira në Shtetet e Bashkuara. Në fakt, jam rekrutuar nga shumë universitete për volejboll dhe tani luaj për Universitetin e Southern California ( USC ), një nga Universitetet më të mira në Amerikë si nga ana Akademike dhe nga ana e sporteve. Tre vjet më parë në moshën 17-vjeçare me kërkesën e Federatës së volejbollit Shqiptar unë pata nderin të bëhesha pjesë e ekipit kombëtar ku vazhdoj të jem edhe sot. Kjo pjesëmarrje më bëri të provoj emocione që nuk i kisha provuar më parë.
Shenja ime e horoskopit është Gaforrja. Unë besoj tek miqësitë e thella dhe të forta dhe i vlerësoj shumë të gjithë miqtë që kam. Karakteristikat të cilat i kërkoj tek njerëzit janë besnikëria, ndershmëria, zemërgjerësia dhe respekti reciprok.
Unë kam shume pasione, ndër to, artin modern, volejbollin dhe më pëlqen shumë natyra. Emocionet më të bukura i kam provuar në moshën 14-vjeçare kur kam modeluar për një nga stilistet më të talentuara Shqiptare dhe më të suksesshme në Miami : Ema Koja.
Mendoj që vetëbesimi është shumë i rëndësishëm dhe kur dikush beson tek vetja, bukuria e vërtetë del në pah. Kur me pyesin nëse ndihem e bukur, do te thosha po, por jo në një mënyrë tradicionale. Mendoj se bukuria vjen nga të qenit zemërgjere, inteligjent, dashamirës, dhe pozitiv, dhe kur i mbart të gjitha këto virtyte, atëherë një vërtet e bukur.
Mendoj që pika më e fortë e bukurisë sime është inteligjenca, sepse të qenit e ndërgjegjshme për botën më jep forcën që të arrij sukses në jetë, përtej të qenit e bukur në sipërfaqe.
Ne fakt, nuk do të ndryshoja asgjë rreth vetes time sepse mendoj se të gjithë kanë imperfektsionet e tyre të vogla, por në të njëjtën kohë, të gjithë janë të veçantë në mënyrën e tyre. Nëse ne arrijmë që t’i pranojmë këto imperfeksione dhe të pranojmë dhe ta duam veten për atë që jemi, pastaj bukuria e secilit do të dalë në pah e do të shkëlqejë.
Vij në “Miss Universe” sepse ndjej që jam në një moment tjetër përfaqësimi të jetës sime dhe bukuria e vetëbesimi janë dy elementë të rëndësishëm që më kanë shoqëruar gjithmonë. E ndjej veten me fat që mu dha mundësia të vij këtu dhe të konkurroj për një kurorë që shkon përtej estetikes.
Ti krijosh vetes mundësinë që të përfaqësosh vendin tënd, gjakun tënd, përpara miliona spektatorëve dhe të jesh një ambasadore jo vetëm në sport, është një shtysë e jashtëzakonshme që më mban zgjuar ditë e natë jo vetëm nga emocionet por edhe nga pesha e madhe e përgjegjësisë në rast se fitoj.
E di që të gjitha vajzat vijnë me të njëjtin qëllim, por konkurrenca nuk më tremb, e mësuar edhe nga pjesëmarrja në ekipin kombëtar të volejbollit. Ky është një kapitull i ri në jetën time dhe do japë maksimumin tim për të qenë një konkurrente e denjë.
Kam shpresa të mëdha për të fituar dhe do të bëja me të mirën time që ta përfaqësoja Shqipërinë në mënyrën më të mirë. Nëse do të fitoja, do ta merrja shumë seriozisht këtë nder dhe do te ta ktheja në qëllim që të frymëzoja vajza të tjera të reja që të besojnë tek vetvetja dhe të kërkojnë të arrijnë majat, pasi vërtet besoj se në botë arrihet gjithçka që ia vë vetes si qëllim, nëse punon shumë./afp/