Çiklisti i kombetares shqiptare Ylber Sefa eshte shpallur sot Kampion Ballkani ne garen e rezistences, pikerisht ne kampionatin qe u zhvillua ne Trebinje te Bosnjes.
Ka ndodhur keshtu ne nje gare me shume rivalitet dhe ne fund ka qene Sefa ai qe ka eshte shkeputur nga te tjeret dhe ka prekur i pari vijen e mberritjes duke merituar keshtu medaljen e arte ne kete eveniment te rendesishem.
Nderkohe me grupin e pare kane qene edhe dy çiklistet e tjere te kombetares shqiptare Olsian Veliaj dhe Bruno Kola te cilet po ashtu kane bere nje pedalim shume te mire ne kete gare duke qene edhe ato ne mes me te mireve.
Pak pas tyre ka mberritur edhe Astrit Kronaj, nje tjeter pjestar i kombetares shqiptare te çiklizmit.
Nderkohe ne kategorine e junioreve dhe kadeteve , çiklistet tane nuk kane arritur dot te futen ne zonen e medaljeve.
Megjithata medalja e arte e Ylber Sefes ka qene “qershia mbi torte” e kombetares shqiptare ne Kampionatin Ballkanik te Bosnjes.