Vllaznia vijon te jete e para ne renditje edhe pas javes se 19-te te kampionatit dhe nje ecuri e tille ka bere jo pak jehohe dhe madje jo vetem brenda territorit shqiptar.
Pas gazetes gjermane “Bild”, edhe website me i njohur ne bote per transferimet e lojtareve- “Transfermarkt”, i ka kushtuar nje artikull special kesaj skuadre me titullin “Si Brdariç e ktheu klubin tradicional shqiptar ne kandidat per titullin kampion”.
Ne kete artikull te gjate nis kronologjia e ngjarjeve nga fillimi i gushtit kur Vllaznia fitoi 3-1 ndaj Beselidhjes dhe siguroi qendrimin ne Superlihe, e me pas nisjen e shnderrimit te madh. Largimi i Hysen Dedjes nga pankina, i 20-ti trajner ne 10 vitet e fundit dhe emerimi ne vend te tij i Thomas Brdariç.
Menyra si e pershkruan kjo faqe Vllaznine eshte vertete interesante: “E vetmja gjë në të cilën Vllaznia ka mundur të mbështetet gjithmonë në vitet e fundit ka qenë ndjekja e saj besnike. Për banorët e Liqenit të Shkodrës, klubi i tyre i futbollit është një krenari e madhe, edhe nëse kanë kaluar 13 vjet nga suksesi i tyre i fundit, fitimi i kupës.
Kërkesat e tifozëve janë të qarta: fokusi duhet të përqendrohet në akademinë e tyre dhe lojtarët nga rajoni. Vllaznia ndjek mënyrën e sjelljes së futbollit tërheqës sulmues me lojtarë të aftë teknikisht në fushë. Në atë akademi, e cila është një nga më të mirat në vend, filozofia e lojrave shkon si një fije e kuqe në zonën e burrave. Me synimin për të sjellë sa më shumë lojtarë të rinj nga qyteti i tyre që mund të identifikohen me klubin”.
Po ashtu flitet per punen e mire qe ka bere Thomas Brdariç me skuadren e cila kryeson me merite kampionatin dhe ka rikthyer shpresat e medha te fitimit te titullit kampion pas 20 vitesh. Vlerat e lojtareve ne treg po ashtu jane rritur dhe keto jane tregues te ndryshimeve te medha tek Vllaznia.
“Pas vetëm gjysmë viti, Bradric ka fituar një respekt të madh në Ballkan dhe mund të bëhet hero në verë, në Shkodrën e futbollit të çmendur dhe të bëhet aktori kryesor në një përrallë zanash futbolli në Shqipëri”- shkruhet ne kete artikull te “transfermarkt.de”.