Pas akuzave të shtangistit shkodran Erkand Qerimaj në adresë të presidentit të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, një tjetër ikonë e këtij sporti ka dalë sot kundër Elez Gjozës. Ai është Faruk Kalleshi, ish-sportist e trajner, që në një deklaratë për mediat shprehet se akuzat e Qerimaj janë të vërteta, duke kërkuar nga shteti shqiptar që të kontrollojë abuzimet financiare të bëra në FSHP. “Federata asnjëherë nuk mendon për peshëngritësit, por mendon vetëm se si t’i zhvasë ata.
Elez Gjoza është një personazh shumë i përfolur, si në politikë ashtu dhe në sport, duke e mbushur Federatën me njerëz të dyshimtë, të paaftë dhe spiunë”, ka thënë Faruk Kalleshi. Më tej, një nga personazhet e njohur të historisë së këtij sporti, vazhdon: “Kam vite që i konstatoj këto akuza, por asnjëherë nuk më keni dëgjuar edhe pse mbaj mbi shpinë shumë tituj e nderime. Uroj që këtë herë, fjalët e Erkandit të dëgjohen nga Ministria. Ju garantoj se gjithçka them nuk është e vërtetueshme dhe nuk ka asgjë personale me askënd. Nuk dua të bëhem pjesë e debatit mes Erkandit dhe Elez Gjozës, por ju ftoj të dëgjoni zërin e atij djali, që që është një ikonë e sportit, pasi na ka nderuar që në moshën 14-vjeçare e na nderon ende”, u shpreh më tej Faruk Kalleshi, në postimin e nxjerrë në faqen e tij zyrtare “Facebook”. Duket qartë që situata në peshëngritjen nuk është aspak e qetë, situatë që mund të përkeqësohet edhe më shumë në vijim.
© shkodrasport.com