Nje nga emrat e njohur te futbollit shqiptar- Faruk Sejdini ka qene i ftuar ne emisionin “Ora Sport” dhe nder te tjera perveçse per kombetaren ka folur edhe per kampionatin shqiptar dhe eshte ndalur konkretisht tek ndeshja Vllaznia- Partizani,
Ai eshte ndalur edhe tek rasti “Çinari” dhe tema nese duhej te festonte apo jo. “I shënoi gol Vllaznisë djali plangprishës. Ai ka shënuar një gol kur ishte me Vllazninë dhe i hoqi titullin kampion, prandaj i them plangprishës.
Ofertë nga Partizani? Jam si gjenerali i ushtrisë së vdekur. Pavarësisht moshës, sepse çdo punë ka moshë duhet kujdes mbi moshën 60 vjeç. Ashtu si një i ri që nuk vrapon dot në fushë, mendja transmetohet te të rinjtë. Të jashtmit thonë pavarësisht moshës “hë se ai ka”. Unë kam qenë në Kombëtare dhe kam luajtur pa u ndërruar asnjë ditë.
Kam luajtur 17 vjeç me Dinamon, me Kombëtaren e madhe kur isha 20 vjeç dhe kur isha 25 vjeç u mërzitën me mua sepse kishin 10 vjet që më shihnin.
Hiqeni këtë më thanë se u plak dhe 27 vjeç isha i ekipit përfaqësues por erdhi një lojtar 24 vjeç në Kombëtare dhe u çanë gazetat: “I riu me perspektivë”. Të gjithë kanë se çfarë japin me eksperiencën”, u shpreh Sejdini.