Në një prononcim për “Panorama Sport”, Faruk Sejdini, ish-futbollisti dhe trajneri i njohur i Dinamos, shprehet se e gjithë situata është e njohur dhe përsëritet vit pas viti.

Një nga temat më të diskutuara të ditëve të fundit është mbijetesa e Vllaznisë. Sejdini mendon se shkodranët do të mbijetojnë, duke u bazuar tek ajo që ka parë në javën e parafundit të Superiores.

“Unë nuk kam asgjë, qoftë me Vllazninë qoftë me Kamzën. Unë jam për futbollin e bukur dhe atë të ndershëm.

Kam qenë, jam dhe do të mbetem sido që të vijë puna. Por, ç’është e drejta, Vllaznia fajet i ka pasur vetë.

Mendoj se kështu si po vijnë situatat, do të shpëtojë. Nga serveri, nga kopjativi mendoj se do të shpëtojë”, ka mbyllur Sejdini.