Trajneri i Phoenix, Faruk Statovci, ka ‘goditur’ trajnerin e Ballkanit, Ilir Daja, pas ankesave të këtij të fundit për mos shtyrjeve të ndeshjeve të suharekasve
Statovci deklaroi në emisionin ‘Dueli Sportiv’ se Daja para se të ankohej, është dashur t’i falënderohej ekipeve që kishin pranuar të shtyheshin sezonin e kaluar ndeshjet e Superligës së Kosovës.
“Para se të ankohet është dashur t’i thotë atyre njerëzve që kanë bërë lëshime vitin e kaluar, faleminderit. Qe nuk i kanë luajtur pesë xhiro, e kanë lënë Prishtinën të pres katër xhiro,” tha ai.
Trajneri Ilir Daja pas ndeshjes kundër Viktoria Plzen pati ankesa për orarin e ngjeshur të Ballkanit, por nje gje e tille nuk i ka pelqyer analistit te njohur.