Deklarata e ish- futbollistit te Vllaznise dhe lojtarit aktual te Kastriotit Abaz Karakaçi mbreme gjate emisionit “Sport Show” i ka ndare tifozet shkodrane ne dy kampe.

Ai nder te tjera deklaronte se: “Latifi dhe ai braziliani, Da Silva, jane dy lojtaret me te dobet te Vllaznise ndeshje per ndeshje. E kam pare kete gje, jane dy lojtare qe luajne vetem kur kane topin ne kembe. Ky nuk eshte vetem mendimi im, por i shume njerezve qe e njohin futbollin.

Jane dy lojtare qe nuk shkrihen me ekipin, luajne per interesat e tyre personale qe te bejne nje kampionat te mire ketu, te bejne 10 gola dhe te ikin pastaj diku tjeter sezonin e ardhshem. Atyre nuk u intereson a merr Vllaznia pike apo jo.

Krymit dhe Hakajt i intereson me marr Vllaznia pike, sepse jane vendalinj dhe u intereson qe Vllaznia medoemos te shkojne ne Europe, kurse keto dy te tjeret vijne ketu sa me marr ato leke, me rrit vlerat e veta si sportista e me me ik”.

Kjo deklarate e tij eshte botuar edhe ne “Shkodra Sport” dhe komentet kane qene te shumta, pro dhe kunder kesaj ideje. Por ne jemi ndalur tek reagimi i ish- sulmuesit te Vllaznise Fasli Fakja, i cili pergjigjej: “Te dy keta, jane lojtaret me te mire te Vllaznia”./SHKODRA-SPORT.COM/