Fillimisht ishte covid-i ai qe e penalizoi jo pak duke e lene per shume kohe larg skuadres dhe pa dhene ate qe duhet per te. Tani eshte demtimi i pesuar qe ne ndeshjen e dyte te kampionatit dhe serish pushim.
Nje gje e tille duket se e ka merzitur se tepermi sulmuesin anesor te Vllaznise Liridon Latifi. Ai u largua i demtuar nga fusha ne ndeshje ndaj Kukesit dhe mungoi ndaj Tiranes, nderkohe qe e sigurte eshte se duket qe do te mungoje edhe kete jave ndaj Egnatias.
Vete lojtari duket se po e perjeton kete keq situate. Si rrjedhoje ai pak minuta me pare ka publikuar nje foto ne rrjetet sociale ku duket i ulur ne gjunje ne fushen e lojes dhe me syte nga qielli.
Si per te dashur t’i lutet Zotit per t”i lene pas keto probleme dhe te rikthehet serish ne fushe per te bere ate qe di te beje me mire, te luaje bukur futboll dhe ta ndihmoje Vllaznine ne arritjen e objektivave te saj.
Pritshmerite ndaj ketij lojtari ne Shkoder gjithmone kane qene te medha dhe ndoshta keto demtimet kane ndikuar shume ne formen e tij, megjithate e sigurte eshte qe me vullntetin i cili e karakterizon, ai do te rikthehet edhe me i forte./SHKODRA-SPORT.COM/