Klubet e Premier Ligës do të vendosin ditën e premte për fatin e këtij sezoni të kampionatit anglez nëse duhet të mbyllet paraprakisht apo të luhet deri në fund.
Sipas mediave britanike, 6 skuadrat që ndodhen në vendet e fundit të renditjes janë shprehur kundër rinisjes së sezonit. Sipas proçedurës së votimit, duhet që një mocion të kalohet duhet të marrë të paktën 14 vota pro.
Ndërkohë, shumica e klubeve të Premier Ligës kërkojnë që në rast se kampionati rinis, duhet që ndeshjet e mbetura të luhen në fushë asnjëanëse.
Madje, ka qarkulluar edhe ideja tjeter qe i gjithe kampionati i Premier League te spostohet e te luhet ne Australi, por kjo gje duket se ka pak gjasa te ndodhe.