Fati i Simone Inzaghit është vendosur dhe nuk do të jetë i njëjtë me atë të Interit. Sipas “Tuttosport”, drejtuesit zikaltër ka vendosur që në përfundim të sezonit trajneri dhe klubi do të ndajnë rrugët, çfarëdo rezultati skuadra të arrijë gjatë kësaj periudhe.
Edhe sikur të fitohet Champions League, lamtumira e trajnerit është e sigurt. Divergjencat mes palëve janë të mëdha, sepse Inzaghi pretendon se meritonte të konfirmohej edhe për faktin e vetëm se solli 100 milionë euro në arkat e klubit, duke u kualifikuar në gjysmëfinalen e Championsit.
Interi kërkon të nisë një histori të re, të rinojë organikën, duke kërkuar një trajner që i përmirëson lojtarët që më pas mund të shiten për të sjellë para në arkat e klubit. Marotta e di që kjo strategji mund të sjellë pakënaqësi popullore, sidomos nëse fitohet Champions, prandaj kërkon që trajner që mund të justifikojë vendimin.
I pari në listë qëndron Pochettino, por ky i ka dhënë fjalën Chelseat. Më pas vijnë De Zerbi dhe Conceiçao, të cilëve u duhet paguar klauzola për prishjen e kontratës me klubet respektive. Pëlqehet edhe Thiago Motta.
Një situatë aspak e qartë për drejtuesit e Interit, por ideja është e qartë, një revolucion që nis nga pankina. /Oversport/