www.shkodrasport.com
Fatjon Hasani jep dorëheqjen nga pankina e Burrelit
Trajneri shkodran Fatjon Hasani nuk është më trajner i ekipit të Burrelit. Ai ka dhënë dorëheqjen nga ky post menjëherë pas ndeshjes së humbur pasditen e së shtunës ndaj Lushnjës. Sigurisht që shkaku i dorëheqjes nuk është kjo humbje në shifrat 0-1 ndaj kryesueve të kampionatit, aq më tepër që ndeshja luhej në Lushnjë, por ecuria e skuadrës në këto 6 javët e para të kampionatit. Burreli në 6 ndeshje ka arritur të marrë vetëm 4 pikë duke u renditur në vendin e 13-të të renditjes teksa ka arritur një fitore, një barazim dhe 4 humbje, me 2 gola të shënuar dhe 5 të pësuar. Sigurisht qe ne keto rezultate ka ndikuar edhe fakti qe skuadra nuk ka luajtur asnje ndeshje ne fushen e vete per shkak te rikonstruksionit qe po i behet asaj dhe ka ndikuar drejteperdrejte ne rezultatet e saj. Dorëheqja e Hasanit duket se është pranuar nga drejtuesit e klubit të cilët tashmë janë vënë në kërkim të një trajneri tjetër që me shumë mundësi do të jetë sërish nga Shkodra.