Trajneri i Adës Fatmir Axhani ka qenë shumë i lumtur pas fitores së arritur ditën e sotme ndaj Juban Danjës sepse është shpallur “kampion i dimrit” dhe ka hedhur një hap të sigurtë drejt ruajtjes së titullit kampion edhe këtë sezon. “E kam thënë që para ndeshjes që Ada do fitonte dhe tashmë doli fjala ime. Ishte një ndeshje e bukur nga të dy ekipet. Në pjesën e parë do thoja që ne ishin të paktën 15% më mirë se skuadra kundërshtare. Në 45 minutat e dyta Ada e administroi totalisht ndeshjen. Ishim shumë më mirë se ekipi i Jubanit. Luajtëm shkëlqyeshëm dhe e merituam plotësisht fitoren. Përgëzoj vajzat për këtë fitore të suksesesshme. Pas kësaj ndeshjem them me bindje se 99% titulli kampion edhe këtë vit do të jetë për Adën”-është shprehur ai.