Vllaznia e sivjetme është tjetërsuar jo vetëm nga rezultatet por edhe nga mënyra si punohet dhe kjo falë afrimit të drejtuesve dhe sponsorëve të rinj. Njëri nga këto të fundit është edhe kompania Intersig, logoja e së cilës tashmë është në fanellën zyrtare të kuqebluve.
Njëri nga drejtuesit e kësaj kompanie, është z. Fatmir Berdica, që është edhe anëtar i Bordit të Drejtorëve të kësaj kompanie. Ai në këtë intervistë, ka folur në lidhje me këtë sponsorizim duke i uruar fat edhe Vllaznisë.
– z. Berdica, ju jeni nga Shkodra dhe njiheni si tifoz i Vllaznise. Si po e shijoni ecurine e kesaj skuadre kete sezon?
Une, si cdo shkodran e ndjek me kenaqesi dhe pasion Vllaznine. Pavaresisht se prej vitesh jetoj ne Tirane, jam perpjekur ta ndjek ne ndeshjet e zhvilluara ne Tirane ashtu edhe ne Shkoder. Jam shume i gezuar qe kete sezon Vllaznia po dominon Superligen dhe shpresoj ne rikthimin e titullit ne Shkoder.
Fitorja me Kukesin eshte nje konfirmim i ambicies per vendin e pare, nje hap i rendesishem drejt titullit, pavaresisht duhet thene qe rruga drejt titullit eshte e gjate dhe do kujdes.
-Kompania Intersig Vienna Insurance Group (ku ju jeni Anetar i Bordit te Drejtoreve) eshte sponsor zyrtar i Vllaznise kete sezon?
Kompania Intersig Vienna Insurance Group ka mbeshtetur ne teresi sportet dhe promovuar jeten e shendetshme. Persa i perket mbeshtjetjes se ekipit te Vllaznise, vendimi i Drejtorit te Pergjithshem dhe Bordit te Drejtoreve te Intersig ka ardhur si nje shperblim i besimit qe qytetaret e Shkodres i kane dhene Intersig Vienna Insurance Group prej disa vitesh.
Intersig -Shkoder renditet zyrtarisht cdo vit si Dega me rezultatet me te larta ne tregun e sigurimeve ne Shkoder. Intersig VIG vleresoi projektin e z. Alban Xhaferri per ringritjen e Vllaznise dhe ju bashkua kesaj nisme.
Rol te rendesishem ka luajtur edhe Drejtori i Intersig VIG Shkoder, z. Arben Maliqi, i cili ka ndihmuar edhe ne raste te tjera sportin ne Shkoder, duke bindur Intersig VIG te sponsorizoje evente si ne Minifutboll, Ciklizem, Peshengritje si dhe te behet sponsor i ekipit te Basketbollit ne sezonin 2019-2020.
– Si sponsor zyrtar i Vllaznise ne futboll, logoja e Kompanise tuaj eshte e stampuar sivjet ne fanelat e Vllaznise. Ne kontekstin e biznesit sa e vleresoni marketingun qe perfitohet nga Kompanite duke mbeshtetur sportin?
-Urojme qe Logo e Intersig ne fanella t’i sjell fat Vllaznise, ndersa sponsorizimi pervec marketingut eshte edhe ceshtje pasioni. Sa me shume kompani te sponsorizojne, aq me shume do rritet niveli e futbollit.
Se fundmi, dua te ndaj dicka, Intersig VIG feston kete vit 20 vjetorin e krijimit ne Shqiperi dhe urojme qe kete 20 vjetor ta festojme se bashku me festen ne Shkoder per rikthimin kampion te Vllaznise. Suksese Vllaznise dhe shendet e mbaresi per gjithe qytetaret shkodrane