Fatmir Lugji një nga ish-futbollistët kampionë të Vllaznisë dhe tashmë një analist sportiv ka folur së fundmi për situatën e kuqebluve. Ai është treguar disi kritik ndaj shkodranëve, ku kërkon disa korigjime e ndërsa thekson se edhe një lojtar si Vulaj me siguri do largohet nga ekipi në janar.
Lugji tha: “Nuk më kënaqin vetëm pikët me Kastriotin, që me gjithë respektin është një skuadër nën mesatare. Vllaznia shënoi një gol brenda 30 sekondave e më pas gjithçka u duk sikur ishte rutinë. Por që nuk kënaqi askënd. Përveç lojës, Vllaznia ka edhe disa probleme të tjera në këndvështrimin tim.
Një problematikë shoh edhe tek trajneri Josa. Që nuk po di ti japë një zgjidhje taktikte apo edhe psikologjike ekipit. Po ashtu tifozët, një ambient shumë pesimist ekziston, kjo për pasojë të asaj çfarë ka shfaqur skuadra në këto javë.
Duhet bërë diçka që spektatori shkodran të rikthehet në shkallët e stadiumit. E po ashtu të rinjtë, që pavarësisht kanë marrë minuta dhe kjo është pozitive, më lë dyshime mënyra si trajtohen dhe se si po përpiqen të fitohen.
Vulaj ? Luajti vetëm 4-5 minuta kundër Kastriotit dhe tregoi se ka cilësi dhe futboll. Është një futbollist me personalitet dhe që ka spikatur në Malin e Zi, ku ka shënuar shumë gola si mesfushor. Nga informacionet që zotëroj, ai do largohet nga ekipi i Vllaznisë në janar”.
Emdri ÇINARI