Gazetari i njohur sportiv Fatmir Mëneri ka qene i ftuar pasditen e sotme ne “Sport Fokus” ku eshte ndalur edhe tek ngjarjet e fundit te Superiores duke i quajtur te shemtuar disa skena te ndodhura ne ndeshje te caktuara, te cilat kane prishur garen dhe po ashtu ai ka folur dhe per skemen e “Final 4” qe sipas tij nuk duhet te vazhdoje te funksionoje me ne futbollin shqiptar.
“Menyra si po perçudnohet dhe shemtohet kampionati ne kete fund te tij, gjithçka mund te ndodhe. Ketu kam parasysh distancen e madhe qe ka patur katershja e pare me pjesen tjeter te renditjes dhe menyra si rrodhen ngjarjet, sjellin ndeshje te cilat duke qene edhe i rezervuar do t’i quaja “te çuditshme”.
Se fundi ishte ajo Egnatia- Elbasani, nje ndeshje qe “binte ere”, ashtu siç ka qene Skenderbeu- Dinamo pak jave me pare. Duken hapur, duken sheshit per menyren si sillet skuadra ne fushe aq sa ne ndeshjen e Egnatias per shembull futbollistet shemtohen ne ate menyre sa harrojne te godasin edhe topin.
Nuk eshte çudi qe per nga menyra si po sillen gjerat, Partizani te dale edhe nga katershja. E vetmja mundesi ndoshta eshte java e fundit qe ka nje ndeshje direkte me Elbasanin.
Une qe ne fillim kam qene kunder skemes me “Final 4” dhe per nje arsye kryesore: Kampionati ka ate rrjedhen logjike te tij kur zhvillohet normalisht kudo neper Bote, ne fund jep verdikte te sakta sepse eshte nje rruge e gjate dhe secili merr ate qe meriton. Ndersa ketu tek ne, Egnatia per shembull qe e ka udhehequr kampionatin ne shumicen e kohes dhe madje edhe me diference pikesh, mund te ndodhe qe edhe ta humbe ate ne fund sepse nje ndeshje eshte dhe ajo te çon dem gjithe punen dhe investimin e bere.
Per fat te mire degjova ditet e fundit nje gjysem-deklarate te presidentit Duka qe tha se kjo skeme mund te ndryshoje sezonin e ardhshem dhe tashme eshte ne duart e aktoreve kryesore, te klubeve pjesmarrese ne Superiore qe ta thone fjalen e tyre ashtu si duhet”- eshte shprehur Mëneri.(www.shkodrasport.com)