“Golat 98 histori +1 për të përballuar sfidat më të vështira”, është libri kushtuar legjendës italiane të futbollit, Gianluca Viali, e ku si autor në gjuhën shqipe ka gazetarin dhe opinionistin, Fatmir Mëneri.

Kjo vepër është shkruar në një periudhë shumë të vështirë të jetës nga Viali, i cili në janarin e vitit të shkuar vdiq pas një lufte të gjatë me kancerin.

Përveç 59 ndeshjeve me kombëtaren italiane, Viali luajti në Itali edhe me ekipe si Cremonese dhe Juventus. Me këta të fundit arriti të fitonte edhe një Champions League.

Në vitin 2020 ai ishte ndihmës i Mancinit në fitimin e kampionatit Evropian, ndërsa pak kohë më pas u tërhoq për shkak të rishfaqjes së sëmundjes.