Keqardhja është e madhe edhe tek ai. Ish- futbollisti dhe trajneri i njohur shkodran Fatmir Paçrami, nuk e ka përjetuar aspak mirë rënien e Vllaznisë nga Superliga.

Në një prononcim ekskluziv për gazetën “Shkodra Sport” ai ka folur për këtë çështje por ka dhënë mendimin e tij edhe se çfarë duhet bërë për të ardhmen.

Ja si është përgjigjur ai:

Si e keni përjetuar rënien e Vllaznisë nga kategoria?

Ma keq nuk ka ku me shku. Jemi forcuar dhe jemi bere pak burra dhe nuk qajmë, se edhe po të qajmë në fakt nuk është ndonjë gjë.

Çfarë duhet që të bëhet tani me Vllazninë?

Me Vllazninë duhet që të fillohet prej A-së. Me organizu punën përsëmbari dhe të ecet me një plan afatgjatë.

Nëse Vllaznia nuk ka një plan afatgjatë Vllaznia nuk ecë. Duhet që të dihet që të merren lojtarët e duhur, nuk duhet që të harxhohen lekë kot dhe të bëhen afrime pa asnjë kriter.

Po për lojtarët e rinj?

Ka Akademia lojtarë, por nuk duhet që të jenë ato që të mbajnë barrën se do ta kenë të pamundur.

Trimi I mirë me shokë shumë- thuhet, pra ato janë të talentum, por duhet që të kenë edhe lojtarë të tjerë që këto duhet të mbështeten.

Po për lojtarët e ekipit të parë, duhet që të lihen të lirë të gjithë?

Kjo ndoshta s’më përket mua, por drejtusave. Ne kemi një shprehje popullore, “gomarin e nxjerrë I zoti prej balte”, prandaj I takon atyre që të vendosin për një gjë të tillë.

Për sa vite mund të kthehet një Vllazni aty ku duhet?

Për dy apo tre vjet. Ne radhë të parë mi gjetë një “babën” klubit, në mënyrë që do ta drejtoj atë.

Kjo duhet që të jetë e para. “Pa nënë mbetesh jetim, pa babë mbet fukara”. Prandaj kalimi tek privati duhet që të ndodhë sa më parë.
© shkodrasport.com