Fatmir Paçrami, një nga emrat e shquar të Vllaznisë së viteve ’70-80, ka folur për ndeshjen me Elbasanin dhe skuadrën e këtij sezoni në një intervistë për “Panorama Sport”. Ish-kampioni i vendit me kuqeblutë është ndalur te fitorja e fundit, ku sipas tij shkodranët treguan karakter më shumë se sa cilësi. Ai pranon se loja , por shprehet optimist se Vllaznia mund të arrijë gjëra të mëdha.

Profesor, një fitore me përmbysje kundër Elbasanit. Si e patë ndeshjen?

Ka një shprehje që thotë: “Fituesi nuk gjykohet”. Kjo shprehje vlen gjithmonë. Mund të them se ishte një fitore e merituar, sepse të kthesh rezultatin ndaj një rivali direkt tregon se ke karakter dhe di të reagosh. Më vjen mirë që Vllaznia reagoi pas dy humbjeve radhazi.

Laçi dhe Partizani mbyllin vitin 2024 për Vllazninë. Si i parashikoni këto dy sfida?

Do të jenë ndeshje shumë të forta të dyja. Duke nisur që nga kjo javë kundër Laçit në Shkodër. Por, siç e thashë, Vllaznia i ka mundësitë të bëjë mirë dhe ta mbyllë vitin siç duhet. Kam besimin se katër pikë do grumbullojë skuadra në këto dy ndeshje, në mos më tepër.