Trajneri Thomas Brdariç ka zgjedhur një mënyrë tjetër për ta stërvitur ekipin, ku ka nisur puna për pjesëmarrjen në Ligën e Konferencës Europiane.
Trajneri dje e ka dërguar skuadrën në Velipojë, për të zhvilluar seancën stërvitore buzë detit. Aty ekipi ka zhvilluar një stërvitje në rërë.
Tekniku me sa duket ka kërkuar që të shfrytëzoj gjatë këtyre ditëve të gjithë resurset që ka Shkodra. Me ekipin së fundmi është bashkuar edhe vlonjati Ardit Hoxhaj, i cili do të vijojë punën me kuqeblutë. Fokusi është edhe te lojtarët që janë në provë.
Gjatë paradites së nesërme ekipi do të lerë Shkodrën, ku fillimisht do të ndalet në Malin e zi e më pas në Zllatibor të Serbisë ku do të kryejë fazën intensive për Europën.
Nesër Vllaznia do të luajë testin e parë miqësor veror. Për këtë arsye është vendosur që gjatë udhëtimit për në Serbi, fillimisht të ndalen në Podgoricë për t’u përballur me Buduçnostin.
Ndërsa, të dielën ekipi do të vendoset në Zllatibor, ku nën drejtim e trajnerit Brdariç do të përgatiten për dy ndeshjet me boshnjakët e Shiroki Brijegut.