Dy skuadrat që përfunduan në pozita të dyta të grupeve përkatëse në Ligën e Parë të Kosovës, A dhe B, Liria dhe Vushtrria, kanë kuptuar sot se ku do të zhvillojnë ndeshjen e barazhit mes tyre.

Kështu, përballja ndërmjet Lirisë dhe Vushtrrisë do të luhet në stadiumin me bar natyral, të Klinës në “18 qershori”.

Ndeshja do të luhet më 21 maj, të shtunën, ndërsa ora e ndeshjes nuk është bërë e ditur ende saktësisht nga FFK.

Ne fakt, kjo do te jete edhe nje perballje shkodranesh. Tek Liria luan sulmuesi Ndue Mujeci, ndersa tek Vushtrria bejne pjese trajneri Samuel Nikaj dhe futbollisti Uendi Vecaj.

Fituesi i këtij takimi, do të ndeshet me skuadrën që përfundon e teta në Superligë dhe ajo ndeshje do të luhet në “Zahir Pajaziti” të Podujevës me datë 28 maj, të shtunën.