FC Scutari U17 e ka me fitore kampionatin e kategorise se pare, madje me fitore te thelle teksa ka mundur 4-1 ekipin e Kukesit.
Ekipi shkodran i drejtuar nga trajneri Erjon Hasaj merr per here te pare pjese ne kete kampionat dhe duket se nuk do te jete thjesht pjesmarrje pasi do te kete pretendimet e veta.
Ne fakt ka qene Kukesi ai qe ka shenuar i pari me ane te Shahut ne minuten e 56-te por gjashte minuta me vone ka qene Selmanaj qe ka barazuar per ekipin shkodran.
Kaq ka mjaftuar dhe FC Scutari ka permbysur gjithçka duke shenuar njeri pas tjetrit edhe tre gola te tjere. Brenda 10 minutash kane shenuar tre gola fillimisht me ane te Pepajt ne minuten e 71-te e me pas Hagrepi ka shenuar te tretin ndersa i fundit ka patur per autor Kashtejakun.
Formacioni i FC Scutari ne ndeshjen e sotme ishte ky: Gojcaj, Guri, Delaj ,Zeqja , Delaj ,Qeleshi , Frani , Keshtejaku , Hoxhaj , Semanaj , Papaj. Tr: F. Hasaj