Federata Shqiptare e Futbollit është e gatshme të ndërhyjë në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodër për të plotësuar kushtet e UEFA-s dhe FIFA-s për zhvillimin e ndeshjeve të kombëtares sonë aty. Problemet që ky institucion po has me “Qemal Stafën”, e bëjnë të domosdoshme gjetjen e një stadiumi tjetër dhe ky i Shkodrës është më i mundshmi që kombëtarja jonë të luajë ndeshjet e saj. Për këtë arsye, sekretari i përgjithshëm i Federatës Eduard Prodani ka qenë sot në Shkodër për t’ui takuar me kryebashkiakun Lorenc Luka.Bashkebiseduesit kane rene dakort parimisht per te bashkepunuar si Bashki dhe Federate, ndersa eshte lene e hapur edhe ideja e partneritetit me Qeverine Shqiptare permes Ministrise se Sportit. Fillimisht, mendohet nje nderhyrje e shpejte per ndertimin e nje tribune qendrore bashkekohore me te gjitha ambjentet e nevojshme dhe natyrisht, e mbuluar. Parashikohet nderhyrje edhe ne ambjentet ekzistuese si dhomat e zhveshjes, dhomen e arbitrave, ate te antidopingut si dhe per te shtuar nje salle per konferencat e shtypit dhe nje per delegatin e UEFA-s. Nderhyrje do te behet edhe ne dy tribunat ekzistuese per plotesimin e kushteve higjeno- sanitare por edhe per zevendesimin e ndenjeseve. Per te pare nga afer gjendjen aktuale te stadiumit, kane qene sekretari i pergjithshem Prodani, i shoqeruar nga nenkryetari i Bashkise Shkoder Ridvan Troshani. Fillimisht, eshte lene detyre per urbanistet e Bashkise qe te sigurojne nje planimetri te stadiumit, per te percaktuar vendet dhe pikat ku duhet te nderhyhet fillimisht. Me pas, do te kalohet ne fazen e konsultimeve me FSHF-ne bazuar edhe ne kriteret e ardhura nga UEFA per zhvillimin e ndeshjeve nderkombetare ne “Loro Borici” per te arritur ne nje projekt perfundimtar, i cili do te kete edhe nje kosto te caktuar financiare. Deri me tani, eshte dhene nje fond 400 milion leke te vjetra nga Ministria e Sporteve, por pritet qe te dilet me nje kosto konkrete te nderhyrjes ne “Loro Boriçi” per te saktesuar se sa do te kontribuoje FSHF-ja dhe ne fund Bashkia Shkoder, si aksionere- pronare e vetme e stadiumit “Loro Borici”. Shpresat kësisoj janë të mëdha megjithatë duhet parë se çfarë do ndodhë. Ky është rasti më i mirë që ky stadium të përmirësojë disa kushte minimale sidomos ata në tribunën qendrore me shpresën se kombëtarja do rikthehet të luajë sërish aty.
Gjergj KOLA