Federata shqiptare futbollit vendosi që javën që u mbyll të mos luhej futboll në Kategorinë e Parë, të Dytë dhe futbollin e moshave. Kjo për arsyen se gjendja e terreneve ka qenë shumë e rënduar për shkak të rreshjeve të shumta të shiut. Por organi më i lartë i futbollit në vendin tonë ka marrë një vendim zyrtar për zhvillimin e këtyre takimeve.
Java e shtyrë në të gjitha këto kategori do luhet këtë fundjavë. Sfidat e Kategorisë së Parë janë të përcaktuara për ditën e shtunë në orën 13:00, përveç takimeve Dinamo-Besa dhe Vllaznia B-Egnatia që do të zhvillohen ditën e dielë në orën 13:00.
Për sa i përket takimeve të Kategorisë së Dytë ato do të luhen ditën e dielë, por me një ndryshim në orar, sfidat do të startojnë në orën 13:00 dhe jo në 14:00. FSHF ka vendosur që edhe përballjet e futbollit të moshave të zhvillohen ditën e dielë, të rinjtë në orën 12:00, ndërsa paratërinjtë në orën 10:00.