Një muaj më parë, deklaratat e komentatorit sportiv Andin Lokaj rreth Shqipërisë dhe Kosovës, krijuan polemika pa fund në rrjetet sociale mes tifozëve. Sot, komentatori kosovar, ka marrë zyrtarisht një detyrë nga Federata e Futbollit të Kosovës.

Andin Lokaj, i ftuar në një studio televizive, muajin e kaluar deklaroi se nuk kishte asnjë lloj ndjenje për Shqipërinë. “Unë nuk e dua Shqipërinë o vlla, e dua Kosovën. Këto janë sene të babadimrit.

Kosova e ka kombëtaren e vet, e ka shtetin e vet dhe e ka flamurin e vet”, ishin fjalët e Lokajt, të cilat bënë që në rrjetet sociale të fillonte një diskutim i gjerë rreth dy përfaqësueseve dhe a duhej lejuar një ndasi e tillë që të shprehej publikisht.

Kjo duket i ka dhënë aq shumë famë Lokajt, saqë Federate e Kosovës ka menduar se është personi i duhur për të ndezur tifozerinë e “Dardanëve”. Kësisoj, atij i është caktuar një detyrë për ndeshjen kundër Gjibraltarit që luhet nesër në Prishtinë.

Palët kanë konfirmuar se ai do të jetë spikeri në stadium, me detyrën për të ndezur atmosferën gjatë ndeshjes së nesërme miqësore. /vipsport/