Gjatë ditës së sotme në shumë portale qarkulloi një artikull për futbollistin e ri Arton Zekaj, për të cilin thuhej se e ka refuzuar Kosovën dhe Shqipërinë, për të luajtur për Serbinë.
Insporti ka kontaktuar me Federatën e Futbollit të Kosovës, konkretisht menaxherin e Përfaqësueses së Kosovës, Bajram Shalën, për të mësuar më shumë rreth këtij rasti.
“Është e vërtetë që ne kemi kontaktuar disa herë me Arton Zekajn dhe menaxherin e tij për ta përfshirë në Përfaqësuesen e Kosovës. Përgjigja e tij ka qenë se në këtë moment nuk është i gatshëm për një vendim të tillë, por nuk ka thënë se diçka e tillë nuk mund të ndodhë kurrë.
Artoni tani është anëtar i skuadrës franceze Lille, ndërsa nuk ka luajtur as për Serbinë në dy vjetët e fundit”, ka thënë Shala për Insporti.com.
Zekaj është 18-vjeçar, ndërsa më herët ka luajtur për grup-moshat e reja të Serbisë, para se të zhvendosej në Francë.