Tashmë është zyrtare! Federata greke e futbollit vendosi të hënën zbritjen e skuadrës OFI Kreta në divizionin e dytë dhe të klubit Aiginiakos në divizionin e tretë, për ndreqjen e rezultatit të ndeshjes midis tyre në sezonin e kaluar të Kategorisë Superiore helene.

Më 12 nëntor 2017, OFI priti Aiginiakos dhe fitoi me shifrat e thella 6-0. Federata Greke e Futbollit (EPO) mori informacione, duke përfshirë dëshmitë, të cilat treguan një manipulim të takimit dhe të hënën Komiteti i Etikës vendosi që OFI dhe Aiginiakos ishin fajtorë për ndreqjen e rezultatit të tij.

Vendimi, i cili nuk u botua nga EPO, por nga klubet e përfshira. Por dënimi nuk përfundon këtu. Pasi e mbyllën sezonin në këtë pikë të saj, ata do e nisin sezonin e ardhshëm në ligat e ulëta me 6 pikë minus, një gjobë prej 300,000 euro për klub dhe një gjobë prej 60,000 euro për secilin prej presidentëve, si dhe një ndalim të tyre për tu angazhuar me sportin.

Sipas vendimit ka edhe një ndalim 10-vjeçar ndaj tre lojtarëve të Aiginiakos plus një gjobë prej 5.000 euro, ndërsa ish-zyrtari i Aiginiakos, Aleksandros Machairidis, u pezullua nga futbolli përjetësisht si dhe një gjobë prej 20.000 euro.

Gjithsesi, të gjitha vendimet mund të apelohen dhe OFI deklaroi të hënën se menjëherë do e dërgojë çështjen në një shkallë të dytë. Kjo është hera e parë që Komiteti i Etikës i EPO merr vendimin për të zbritur një skuadër futbolli një kategori më poshtë.

EPO ka zgjedhur stadiumin Pankritio në Iraklio si shtëpi të re të përhershme të ekipit kombëtar, por të hënën tifoz të OFI paralajmëruan se asnjë ekip kombëtar nuk do të jetë i mirëpritur në Iraklio, nëse protagonistët nuk përfundojnë pas hekurave. Gjithashtu, përballjet mes OFI dhe Aiginiakos do të shmangen deri në një vendim të dytë./newsport/