Suksesi i sivjetem i ekipit te atletikes se Vllaznise qe u shpall per te 12-tin vit rradhazi kampion i Shqiperise, ka marre vemendjen e duhur edhe nga institucionet nderkombetare.
Se fundmi ka qene Federata Nderkombetare e Atletikes ajo qe ka vleresuar me nje dhurat te veçante ekipin shkodran per gjithe keto arritje.
Kjo eshte bere e ditur nga kryetrajneri i ketij ekipi Albert Marashi qe e ka postuar kete gje ne profilin e tij ne rrjetet sociale teksa shkruan:
“Baner i dhene nga Federata Nderkombetare e Atletikes “WORLD ATHLETICS”, per ekipin e Atletikes “Vllaznia”, Kampion Kombetar per Vitin 2020”.