Federata Gjermane e Futbollit, në bashkëpunim me drejtuesit e Bundesligës, ka vendosur që të gjobisë rëndë çdo tifozeri që pengon mbarëvajtjen e ndeshjes në sezonin e ri.
Ata kanë vendosur që shuma e eurove që skuadrat duhet të paguajnë për çdo flakadanë të jetë jo më pak se 1000 euro.
Kjo mendohet se do të ulë incidentet e shumta që kanë ndodhur në sezonin e fundit nga shumë tifogrupe në Gjermani. Problemet më të mëdha kanë ndodhur në Hamburg dhe Dortmund, po edhe në Bundesligën e dytë.
Shumë herë hedhja e flakadanëve në fushë ka bërë që loja të ndërpritet për disa minuta, pasi smogu që ata kanë lëshuar e kanë bërë të pamundur shikimin e topit nga lojtarët dhe arbitrat.